
AC Milan, ka arritur marrëveshje në parim me Sven Botman. Qendërmbrojtësi holandez i ka thënë po kontratës pesëvjeçare.
Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për AC Milan dhe planet e tyre të ardhshme të transferimit, përcjell ORAinfo.

Çuditërisht, kuqezinjtë pritën në Casa Milan agjentin e Sven Botman i cili është objektivi kryesor i transferimeve të klubit për verën e ardhshme.
Takimi ishte pozitiv në të gjitha aspektet e mundshme.
Gazetari Nicolo Schira raporton se AC Milan dhe Sven Botman kanë rënë dakord për kushtet personale. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar i ka thënë po një kontrate pesëvjeçare me 2.5 milionë euro në sezon plus shtesa.
Përveç kësaj, Botman ka refuzuar oferta të tjera të rëndësishme dhe dëshiron të bashkohet vetëm me AC Milan./ORAinfo/