
Pas përfundimit të rinovimit të Theo Hernandez, AC Milan po punon gjithashtu për të mbyllur Ismael Bennacer. Negociatat mes palëve janë duke ecur mirë dhe nënshkrimi i kontratës është i afërt.
Mesfushori ka bërë 27 paraqitje për kuqezinjtë këtë sezon dhe ka humbur vetëm dy ndeshje për shkak të lëndimit, që është një shenjë e mirë. Fushatën e kaluar, ai pësoi disa lëndime dhe ishte jashtë për gjithsej 25 ndeshje, përcjell ORAinfo.

Rritja e Bennacer kështu u ndërpre pak, por ai duket se është në rrugën e duhur tani, gjë që Milani e ka pranuar. Sipas Nico Schira, bisedimet për rinovimin kanë shkuar aq mirë sa që nënshkrimi i kontratës është i afërt.
Mesfushori algjerian do të shohë që paga e tij të shkojë nga 1.5 milionë euro në vit në 3.2 milionë euro në vit, që nuk është aq sa Hernandez, por gjithsesi një rritje e konsiderueshme.
Afati i ri do të jetë 2026 dhe klauzola e lirimit prej 50 milionë euro në kontratën e tij aktuale do të hiqet./ORAinfo/