Real Madrid në dilema për Asension

23:12 | 11 Shkurt 2022

Kontrata e Marco Asensio përfundon më 30 qershor 2023 dhe Real Madridi po mendon nëse do t’i ofrojë sulmuesit spanjoll një rinovim apo të ndahet me të.

26-vjeçari është përmirësuar këtë sezon, pasi ka luajtur në 25 ndeshje në të cilat ka shënuar tetë gola në të gjitha garat, dhe paraqitjet e tij e kanë vendosur atë përpara Eden Hazard, Gareth Bale, Luka Jovic, Mariano Diaz, Isco dhe Rodrygo, përcjell ORAinfo.

Asensio filloi në ndeshjet e rëndësishme kundër Atletico Madrid (në La Liga Santander), Barcelonës (në Supecopa de Espana) dhe Athletic Club (në Kupën e Mbretit), me Ancelottin që kishte besuar te spanjolli.

Klubi nuk ishte i gatshëm t’i ofronte Asensio një zgjatje të kontratës në fillim të sezonit, por pas progresit të tij dhe paraqitjeve të tij të fundit ata po konsiderojnë të hyjnë në negociata me agjentin e tij Horacio Giogli.

Megjithatë, asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë, me tre skenarët e mundshëm që po peshohen nga klubi. Real Madridi ose do të presë përfundimin e kontratës së tij, do t’i ofrojë një rinovim ose do të përpiqet ta shesë atë në verë./ORAinfo/

Komento: