Milan sytë kah e ardhmja, nuk e sheh më këtë lojtar në planet e tyre

21:50 | 12 Shkurt 2022

AC Milan, tashmë po punon për të krijuar një mesfushë të re për sezonin e ardhshëm pa shërbimet e Franck Kessie.

AC Milan ka humbur çdo shpresë për të bindur Franck Kessie për të vazhduar kontratën e tij.

Mesfushori 25-vjeçar nga Fildishi do të largohet nga kuqezinjtë si agjent i lirë pasi marrëveshja e tij të skadojë në fund të sezonit,përcjell ORAinfo.

La Gazzetta dello Sport raporton se AC Milan ka krijuar mesfushën e së ardhmes pa yllin nga Bregu i Fildishtë. Puna për të zëvendësuar Kessie dhe për të përmirësuar mesfushën filloi në verë me blerjen e Yacine Adli nga Bordeaux për 10 milionë euro.

Tjetra në axhendën e Maldinit dhe Massara është rinovimi i Ismael Bennacer. Ylli algjerian do të jetë lojtari i dytë i AC Milan që nënshkruan një marrëveshje të re afatgjatë me kuqezinjtë.

Bennacer dhe Sandro Tonali do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen, por një mesfushor i ri do të vijë këtë verë. Objektivi kryesor i transferimit për të zëvendësuar Franck Kessie është Renato Sanches.

Me skadimin e kontratës së tij në një vit, ylli i Lille është një njeri i kërkuar në treg. AC Milan është në kontakt me agjentin e tij Jorge Mendes, por nëse kërkesat e mesfushorit portugez shihen të tepërta, kuqezinjtë do ta kthejnë vëmendjen te emra të tjerë./ORAinfo/

Komento: