
Mauricio Pochettino do t’i kërkojë Manchester United të nënshkruajë me Harry Kane nëse ai bëhet menaxheri i ardhshëm i klubit, raporton The Telegraph.
Trajneri aktual i PSG-së, Pochettino, është lidhur fort me një rikthim në Premier League në fund të sezonit,përcjell ORAinfo.

Nëse ai merr drejtimin e Old Trafford, prioriteti i tij i parë do të ishte ribashkimi me Kane pasi dyshja pati sukses të madh së bashku në Tottenham./ORAinfo/