Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje

09:19 | 13 Shkurt 2022

Prishtina luan ndaj Malishevës, Llapi ndaj Ulpianës.

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera.

Xhiroja e 19-të finalizohet me ndeshjet Malisheva – Prishtina dhe Llapi – Ulpiana, shkruan lajmi.net.

Kryeqytetasit synojnë të nisin stinorin e ri me fitore, duke luajtur në udhëtim kundër Malishevës.

Ndeshja mes Malishevës e Prishtinës luhet me fillim nga ora 13:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja tjetër, ajo mes Llapit dhe Ulpianës, ku skuadra e Batatinës kërkon tri pikët si vendase.

Llapi me një fitore eventuale do të afrohej në katër pikë larg zonës që dërgon në garat evropiane.

Komento: