Zbulohet, ky është trajneri i ri i Man Utd

17:10 | 13 Shkurt 2022

Drejtori i ri ekzekutiv i Manchester United, Richard Arnold është duke favorizuar emërimin e mundshëm të Erik ten Hag si menaxherin e ardhshëm të përhershëm të klubit zbulon The Sun.

Holandezi është në listën përfundimtare të kandidatëve të Djajve të Kuq së bashku me Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique, përcjell ORAinfo.

Trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick dëshiron që Erik ten Hag të mbushë këpucët e tij gjatë verës, dhe Arnold është plotësisht pas tij, por mbetet të shihet nëse Ten Hag do të largohet nga Ajax./ORAinfo/

Komento: