
AC Milan, po kërkon te Roma për të gjetur një zëvendësues për Franck Kessie zbulon La Repubblica.
Mesfushori qendror i Milanit, Franck Kessie do të largohet nga klubi në fund të sezonit si lojtar i lirë. 25-vjeçari ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me kuqezinjtë dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë atij një marrëveshje më të mirë.
Maldini dhe Massara tashmë po punojnë për të gjetur pasuesin e tij,përcjell ORAinfo.
Sipas La Repubblica, AC Milan po shikon përsëri Jordan Veretout. Mesfushori francez ka qenë një nga më të mirët në pozitën e tij në Serie A për dy vitet e fundit. Megjithatë, José Mourinho duket se preferon më shumë nënshkrimin e ri Sergio Oliveira.

Jordan Veretout ishte shumë pranë bashkimit me AC Milan në 2019, por kuqezinjtë nuk arritën të bien dakord për një tarifë transferimi me Fiorentinën.
Në vend të kësaj, kuqezinjtë blenë Ismael Bennacer. Në letër, francezi 28-vjeçar duket se është një zëvendësues perfekt për Franck Kessie./ORAinfo/