
Franck Kessie mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij përtej këtij sezoni, me Barcelonën ende në kontakt me agjentin e tij për një marrëveshje, sipas Fabrizio Romano.
Kontrata e Kessie me Milanin skadon në qershor dhe pavarësisht se klubi ka paraqitur një ofertë për të rinovuar.
Sipas Romano, Barcelona ka qenë në kontakt me agjentin e Kessie që nga dhjetori, por gara për të siguruar shërbimet e tij mbetet e hapur, me klube të tjera që tregojnë gjithashtu interes, përcjell ORAinfo.

Mesfushori nuk ka bërë ende një zgjedhje përfundimtare, por nuk do të mungojnë opsionet.
Milani është i përgatitur të mbajë Kessie nëse ai heqë kërkesat e tij të tepërta për paga, ndërsa skuadrat e Premier League gjithashtu janë të interesuar për të.
Kessie ka qenë kyç në ringjalljen e Milanit nën drejtimin e Stefano Piolit dhe është paraqitur 24 herë në të gjitha garat këtë sezon, por nuk ndihet plotësisht i pazëvendësueshëm. /ORAinfo/