
AC Milan është duke vazhdaur interesimin për të nënshkruar me Sven Botman nga Lille.
Agjentët e lojtarit holandez ishin në Casa Milan në fillim të javës së kaluar për të diskutuar potencialin për një lëvizje verore në Milano, dhe sipas Fabrizio Romano ishte një takim ‘pozitiv dhe i drejtpërdrejtë’ mes palëve, përcjell ORAinfo.

Mirëpo Milan duhet të ‘luftojë’ shumë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez.
Kjo pasi dy ekipe nga Premierliga, Tottenham dhe Newcastle janë gjithashtu të interesuar për lojtarin.
Mbetet të shihet deri në verë se cili nga këto ekipe do të jetë me efikas në bisedime dhe për ta transferuar Botman. /ORAinfo/