Courtois tregon sekretin qe arriti t’ia mbrtojë penalltinë Messit

23:33 | 15 Shkurt 2022

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka pranuar se ndaj PSG-së nuk kanë luajtur mirë. Reali të martën mbrëma humbi 1:0 nga PSG-ja në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

“Kemi filluar mjaftueshëm mirë, por me gjasë nuk ishim të qetë sa duhet kur e kishim topin. Kemi vuajtur për shkak të kësaj. Nuk ishim sa duhet të mirë në kundërsulme. Te goli, humbëm topin në mënyrë naive. Mbappe kaloi mes dy lojtarëve dhe lëshoi topin poshtë meje. Është vështirë ta pranojmë por nuk kemi luajtur mirë. Plani ynë i lojës nuk ndryshon që jemi një gol në disavantazh. Shpresojmë që me tifozët pas nesh, do të sigurojmë kualifikimin”, ka thënë portieri i Realit, Courtois.

Ai ka folur edhe për penalltinë që ia ndali Messit.

“Në ndeshje si kjo e di se si portier keni shumë për të bërë. Kam studiuar shumë penalltitë e Messit dhe jam munduar të luaj me të kur isha në vijë. Natyrisht se të duhet edhe pak fat në raste të tilla”, ka shtuar Courtois.

Komento: