E shënoi golin e fitores kundër Realit, Mbappe flet për të ardhmen e tij

23:47 | 15 Shkurt 2022

Mbappe flet për të ardhmen e tij, pasi shënoi golin e fitores ndaj Realit

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në “Parc des Princes” me rezultat 1:0.

Ishte Kylian Mbappe i cili realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes, pas një depërtimi të bukur në zonë.

Pas ndeshjes, ai u pyet rreth të ardhmes së tij, por nuk zbuloi ndonjë gjë.

“Si ta injoroj përmbajtjen. Është e lehtë, ti duhet të luash futboll. Ne bëjmë shumë pyetje, shumë gjëra. Ne flasim për PSG-në dhe Realin, dy klube të mëdha, por jam një lojtar i PSG-së. Jam gjithmonë shumë i lumtur”, u shpreh francezi për Canal Plus.

Paris Saint-Germain tani shkon në Madrid pas dy javëve me një epërsi të vogël dhe do ta kërkojë kualifikimin tutje.

Në anën tjetër, Real Madridi e ka një gol për ta përmbysur në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit.

Komento: