Ancelotti e pranon se ishin të dobët përballë PSG-së: Ky lojtar ishte i pandalshëm

10:09 | 16 Shkurt 2022

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është deklaruar pas humbjes nga PSG.

PSG me plotë meritë fitoi përballjen ndaj Realit, me rezultat 1:0, falë golit të vonshëm të Kylian Mbappe.

Pas ndeshjes, tekniku italian përgëzoi PSG-në për fitoren, derisa është optimist se Real Madrid do kualifikohet tutje.

“Mbappe është i pandalshëm. Provuam ta ndalim, Militao ia doli mirë, por ai gjeti diçka nga asgjë dhe shënoi në minutën e fundit”.

“Ne u mbrojtëm mirë, por nuk ishim agresivë sa duhet, ne ende mund të kualifikohemi edhe pse PSG është favorit tani”.

“Nuk luajtëm mirë ose mënyrën si donim. PSG ishin superior. Por, në Bernabeu do zhvillojmë krejtësisht një tjetër lojë”.

“Optimist para ndeshjes së dytë? Po, sepse luajmë me 11 lojtarë dhe mbi 50 mijë tifozë në Bernabeu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja e dytë do zhvillohet me 9 mars 2022.

Komento: