Drejtuesit e Fenerbahçes planifikojnë të ndajnë rrugët me sulmuesin kosovar Mërgim Berisha në rast të një oferte, shkruajnë mediumet turke të mërkurën.
Te klubi turk nuk janë të kënaqur me kontributin e Berishës në fushë.
Ai ka shënuar tre gola në 25 ndeshje në Superligën e Turqisë.
Fenerbahçe e bleu Berishën vitin e kaluar nga Salzburgu për 5 milionë euro.
Ish-sulmuesi i U-21 të Gjermanisë me Fenerin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.