Përfundojnë pjesët e para: Napoli në avantazh ndaj Barcelonës, Rangers po befason Dortmundin.
Kanë përfunduar pjesët e para në katër përballjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Evropës.
Napoli është duke mposhtur Barcelonën (0:1), derisa Rangers gjithashtu janë në epërsi të dyfishtë në udhëtim te Dortmund (0:2), shkruan lajmi.
Përballja që është duke u zhvilluar në “Camp Nou” është mjaftë interesante, me dy skuadrat që janë duke luajtur futboll të shpejtë, me mysafirët që janë shumë më agresivë.
Ishte Piotr Zielinski që shënoi golin e vetëm në këtë 45-minutësh pas një asistimi të shkëlqyer nga Elmas.
Gjithashtu, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është duke zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer.
Sa i përket ndeshjes tjetër, Rangers janë në epërsi të dyfishtë ndaj Dortmundit.
Tavernier kaloi në epërsi skuadrën skoceze duke shënuar nga pika e bardhë (38′), derisa tre minuta më vonë, Morelos dyfishoi epërsinë (41′).
Ndërkohë, përballje tjetër, ku janë shënuar një numër i madh golësh është në Zenit-Betis, ku mysafirët janë duke fituar me rezultat 2:3.
Për fund, Sherrif është duke mposhtur Bragan me rezultat minimal 1:0.