Carragher sugjeron Man Unitedin që ta shes Ronaldon
‘Djajtë e kuq’ kanë marrë një sugjerim nga ikona e Liverpool, Jamie Carragher.
Rivali i përbetuar i tyre ka këshilluar skuadrën e Manchester United që të heqin dorë nga Cristiano Ronaldo, për të shmangur kështu gabime më të mëdha.
“Kontributi i pavlefshëm i Ronaldos te Manchester United, në fitoren ndaj Brighton ishte një tjetër rast që na kujtoi apteititin e tij të pashembullt për gola”, ka thënë Carragher, transmeton lajmi.net.
“Por nuk ndryshon realitetin: United bëri gabim me ri-nënshkrimin me Ronaldo gjatë verës së kaluar. Do të jetë një gabim më i madh nëse e mbajnë sezonin tjetër”, shtoi anglezi.
Manchester United përfundonte në pozitën e dytë në Premier League vitin e kaluar, por tani janë në pozitën e pestë nën urdhrat e Ralf Rangnick dhe lidershipin e Cristiano Ronaldo.