Tottenham janë të interesuar për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.
Siç raportohet nga TEAMtalk, edhe Spurs do të ndiqnin me vëmendje të veçantë evolucionin e rinovimit të lojtarit argjentinas me klubin, përcjell ORAinfo.
Prioriteti i sulmuesit mbetet rinovimi i kontratës që skadon në qershor me Juventusin, por ende nuk është gjetur një marrëveshje mes palëve dhe thashethemet në treg po shtohen. Përveç Liverpool-it, edhe Tottenhami është i interesuar për Paulo Dybala.
Juventusi ka vendosur të trajtojë konkretisht çështjen e rinovimit të Joya-s pas Bordit të Drejtorëve në fund të shkurtit. Kërkesa e argjentinasit për një pagë rreth 10 milionë euro tashmë është vetëm një kujtim, duke marrë parasysh edhe atë që ndodhi me Vlahovicin, i cili do të fitojë 7 milionë euro në sezon. Propozimi i fundit që Juventus ka në mendje për Dybala është 7 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.
Një ofertë në rënie që befasoi argjentinasin: kënaqësia për momentin dhe rinisja e Juventusit, pas ardhjes së Vlahovic dhe Zakaria, sigurisht që i dha një shtysë periudhës së formës së Joya-s. Por në fund të muajit do të vijnë ditët e së vërtetës: Interi është qartësisht në garë dhe e njëjta gjë vlen edhe për Liverpoolin dhe Tottenhamin./ORAinfo/