Rashica nga minuta e parë.
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së javës së 26-të në Premierligë midis Liverpoolit dhe Norwich Cityt.
“Të Kuqtë” i pret një ndeshje e lehtë në “letër” në stadiumin “Anfield” ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Norwich, shkruan Demokracia.com.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të luajë nga minuta e parë ndaj gjigantit anglez.
Ndeshja në Liverpool nis nga ora 16:00.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Tsmikas, Henderson, Keita, Chamberlain, Mane, Diaz, Salah.
Norwich City: Gun, Hanley, Aarons, Gibson, Williams, Normann, Gilmour, McLean, Rashica, Sargent, Pukki.