Giroud “thyen” mallkimin e numrit 9

19:50 | 19 Shkurt 2022

Olivier Giroud, ka qenë një lojtar i rëndësishëm për AC Milan në vitin 2022 pasi ai ka mundur të mbulojë mungesën e Zlatan Ibrahimovic me stil. Në fakt, shifrat dëshmojnë se sezoni i tij debutues ka qenë pozitiv deri tani.

Disa dyshime u shfaqën kur Giroud vendosi të merrte fanellën nr.9, por është e qartë, në retrospektivë, se ai nuk është shqetësuar nga ‘mallkimi’,përcjell ORAinfo.

Në 16 paraqitje, ai ka gjetur rrugën e rrjetës shtatë herë. Nëse kësaj i shtojmë edhe Kupën e Italisë, janë dhjetë gola në 18 paraqitje.

Duhet të theksohet se ai ka luajtur vetëm nëntë nga 16 paraqitjet e ligës që nga fillimi.

Në edicionin e sotëm të Gazzetta Dello Sport, Giroud u krahasua me disa ish-numër 9 të Milanit bazuar në sezonet e tyre debutuese për klubin.

Siç tregojnë shifrat, ai ka një rekord më të mirë se George Weah aktualisht. /ORAinfo/

Komento: