Salernitana-AC Milan, publikohen formacionet zyrtare

20:17 | 19 Shkurt 2022

AC Milan, ka shansin të bëjë tri fitore radhazi në ligë këtë mbrëmje pasi do të përballet me Salernitanën.

Pak më shumë se një orë e mbetur deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet fillestare, përcjell ORAinfo.

Aktualisht një pikë përpara Interit në renditje, Milani duhet të vazhdojë të fitojë pasi Nerazzurrët gjithashtu kanë një lojë më pak (kundër Bolonjës). Nesër ata do të përballen me Sassuolo-n dhe fitorja e kuqezinjve sonte do të ushtronte më shumë presion mbi ta.

Stefano Pioli ka vendosur të bëjë një ndryshim për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Salernitana-s, krahasuar me atë të javës së kaluar. Theo Hernandez është rikthyer nga pezullimi dhe do të startojë nga minuta e parë këtë mbrëmje, ashtu siç e prisnit.

XI zyrtare e Milanit (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Diaz, Leao; Giroud.

Pankina: Mirante, Tătăruşanu; Ballo-Touré, Florenzi, Gabbia, Kalulu; Bakayoko, Castillejo, Kessie, Krunić, Saelemaekers; Maldini, Rebiq.

Zyrtare Salernitana XI (4-4-2): Sepe; Mazzocchi, Fazio, Dragusin, Ranieri; Ribéry, L. Coulibaly, Radovanović, Kastanos; Gjuriq, Bonazzoli.

Pankina: Belec, Fiorillo; Gagliolo, Jaroszyński, Kechrida, Veseli, Zortea; Bohinen, Ederson, Obi; Mikael, Mousset, Perotti./ORAinfo/

Komento: