Super-lojtari ëndërron të luajë për Milanin

22:05 | 19 Shkurt 2022

AC Milan dhe Lille kanë bërë shumë biznes në vitet e fundit dhe kjo nuk pritet të ndalet së shpejti.

Rafael Leao, Mike Maignan dhe Tiago Djalo kanë lëvizur mes dy klubeve ndërsa Sven Botman dhe Renato Sanches së shpejti mund të ndjekin një rrugë të ngjashme.

Megjithatë, në Lille ka një tjetër lojtar me lidhje të ngushta me AC Milan. Timothy Weah, djali i legjendës së Milanit dhe fituesit të Topit të Artë, George Weah, luan për kampionët francezë dhe ëndërron për një lëvizje të ardhshme te kuqezinjtë në të ardhmen, përcjell ORAinfo.

I intervistuar nga Sportweek , sulmuesi 21-vjeçar zbulon se është në kontakt me tre lojtarë kuqezi. Timothy Weah, i cili ndryshe nga babai i tij përfaqëson SHBA-në në nivel ndërkombëtar, shpreson të ndjekë hapat e babait të tij dhe të luajë në Serinë A me kuqezinjtë./ORAinfo/

Komento: