Ylli i Romës gjithnjë afër kalimit te Milan

22:36 | 19 Shkurt 2022

Duke qenë se kontrata e Franck Kessie do të përfundojë në fund të sezonit, Milani është në treg për një mesfushor.

Disa lojtarë janë lidhur me kuqezinjtë, njëri prej tyre është Jordan Veretout.

Francezi aktualisht luan për Romën, por ka humbur vendin e tij në 11-shen fillestare pasi Roma nënshkroi Sergio Oliveira gjatë afatit kalimtar të janarit.

Përveç kësaj, paraqitjet e tij nuk kanë qenë aq të mira këtë sezon,përcjell ORAinfo.

Sipas gazetarit të Sky, Angelo Mangiante, Milanit i pëlqen Veretout dhe janë shumë të interesuar të blejnë shërbimet e tij këtë verë. Kontrata e tij do të skadojë në vitin 2024 dhe një rinovim nuk është në pritje, që do të thotë se ai mund të largohet për një tarifë të arsyeshme.

Mbetet për t’u parë nëse Milani do të bëjë një përpjekje konkrete për të nënshkruar mesfushorin, pasi janë lidhur edhe me Renato Sanches të Lille. Megjithatë, po bëhet shumë e qartë se Kessie nuk do ta vazhdojë karrierën e tij në Milan./ORAinfo/

Komento: