Pas barazimit me Salernitana, Pioli vjen me këtë deklaratë të papritur!

10:26 | 20 Shkurt 2022

“Milan dëshpëroi, ishim të shpërqendruar”

Trajneri i Milan, Stefano Pioli nuk është shprehur aspak i lumtur pas ndeshjes ndaj Salernitana.

Milan lëshoi pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Serie A, në përballje me skuadrën e fundit në tabelë, Salernitana.

Pas ndeshjes, Pioli ka thënë se skuadra dëshpëroi me paraqitje dhe ata ishin të shpërqendruar në fushën e blertë.

“Skuadra nuk luajti mirë në kuptimin teknik dhe të zgjedhjeve. Nuk ishim të qartë në pasime, nuk krijuam hapësira dhe paguam çmim të madh për gabimet naive”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.

“Jemi të dëshpëruar sepse nuk luajtëm futbollin tonë të zakonshëm. Shqetësuese është se filluam ndeshjen mirë, por pastaj bëmë disa gabime. Ishim të shpërqendruar”, shtoi italiani.

Milan i jep mundësi Interit tashmë që të shkëputet më shumë, nëse ‘Zikaltërit’ fitojnë dy ndeshjet që kanë në dorë.

Komento: