Sterling – Man City, ndodh kthesa e madhe

16:10 | 20 Shkurt 2022

Manchester City do nis shumë shpejtë negociatat për rinovimin e kontratës së sulmuesit Raheem Sterling.

Anglezi ishte i lidhur me largimi në afatin kalimtar të janarit dhe kalimin te Barcelona, por që marrëveshja dështoi ngase nisi të luante titullar në formacionin e Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net.

Meqenëse Sterling është duke luajtur vazhdimisht në muajt e fundit, trajneri Pep Guardiola dëshiron ta mbajë në “Etihad” dhe ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ që të nisin negociatat.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Guardiola nuk do jetë i përfshirë direkt, por që Man City do negociojë për t’ia rinovuar kontratën.

Kontrata momentale e Sterling skadon në verën e vitit 2023.

Komento: