ZYRTARE: Ky është ekipi i ri i Wilshere

22:20 | 20 Shkurt 2022

Skuadra daneze e Superligës AGF ka njoftuar nënshkrimin me ish-reprezentuesin anglez, Jack Wilshere.

Mesfushori kishte mbetur pa klub që nga fundi i sezonit të kaluar, pasi ishte liruar nga kontrata e tij me klubin e Championship Bournemouth,përcjell ORAinfo.

Wilshere ka nënshkruar një marrëveshje deri në fund të sezonit, me një opsion për një vit tjetër në klub bazuar në performancat e tij.

Duke folur pas lëvizjes së tij, Wilshere tha:

“Që kur kam filluar të stërvitem me Arsenalin, nuk e kam fshehur kurrë faktin se do të isha gati për vitin 2022 dhe për një klub të ri. Tani klubi i duhur është këtu dhe do të jetë një sfidë e re emocionuese për mua”, ka përfunduar ai./ORAinfo/

Komento: