Reali dhe Barcelona po e kërkojnë më ngulm, Endrick vendos për të ardhmen

09:19 | 21 Shkurt 2022

Talenti brazilian që kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona, Endrick ka zbuluar se planifikon të qëndrojë te Palmeiras për vitet e ardhshme.

“Los Blancos” dhe katalunasit që një kohë janë duke ndjekur brazilianin, që është duke shkëlqyer te kampionati i Brazilit, transmeton lajmi.

Endrick iu bashkua Palmeiras në moshën 11-vjeçare, ndërsa ka shënuar 165 gola në 169 ndeshje për klubin në moshën e re.

Real Madrid raportohet se ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe prindërit e tij për një transferim në të ardhmen, ndërsa edhe i kanë dërguar ftesë për përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.

Sidoqoftë, Endrick ka folur për “TNT Sports” duke thënë se do qëndrojë edhe për shumë vite te klubi brazilian.

“Duhet të fokusohem te Palmeiras, ku dua që të bëhem idhull. Do qëndrojë për një kohë të gjatë. Mendoj që mund t’i sjellë tifozëve shumë gëzim aty”.

Kontrata momentale e Endrick me Palmeiras skadon në vitin 2024.

Komento: