Nëse Interi po kalon një periudhë të vështirë, kjo është edhe për shkak të krizës së Lautaro Martinez. Ndeshja ndaj Sassuolos ishte konfirmim i kësaj.
Sulmuesi argjentinas shpërdoroi disa raste, made një në portën e zbrazur dy metra larg portës.
Forma e dobët e Martinez ka detyruar lojtarin që të kërkojë falje duke ngritur duart lart.
Ylli i Interit nuk ka shënuar asnjë gol në 2022. Goli i fundit ishte ndaj Salernitanës me 17 dhjetor të vitit të kaluar.
Në krizë është edhe sulmi i Interit në përgjithësi ngase në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm 4 gola.