Xherdan Shaqiri thyen heshtjen, tregon pse u largua nga Lyon

10:03 | 22 Shkurt 2022

Shaqiri flet për largimin nga Lyon: Kishte diçka personale trajneri.

Ylli zviceran, Xherdan Shaqiri në afatin kalimtar dimëror iu bashkua Chicago pas vetëm gjashtë muajve huazim te Lyon.

Gjatë konferencës për shtyp te Chicago Fire, Shaqiri pranoi se u largua shkaku i trajnerit Peter Bosz, transmeton lajmi.

“Ishte diçka me trajnerin, teknikisht dhe personalisht, ku nuk u përshtata me të”, ishte përgjigja e shkurtër e mesfushorit me tipare ofensive.

Në përgjithësi, Shaqiri qëndroi më shumë në stol, derisa në javët e fundit para largimit, zhvilloi disa paraqitje më shumë, siç ishte shkëlqimi në fitoren ndaj Marsielle, ku asistoi dhe shënoi.

Ndërkohë, Shaqiri tutje theksoi se ndihet i emocionuar për sfidën në Amerikë dhe që është i gatshëm të provojë diçka të re.

“Lojtarë të mirë kanë luajtur në MLS. Kampionati është duke përparuar, është kampionat i mirë. Projekti është emocionues. Doja të provoja diçka të re”, nënvizoi Shaqiri.

Komento: