Rrëfehet Aubameyang, tregon pse heku dorë nga paga e majme për t’iu bashkuar Barcelonës

14:01 | 22 Shkurt 2022

Aubameyang tregon se si hoqi dorë nga paga e majme për të luajtur për Barcelonën

Pierre Emerick-Aubameyang ka pranuar se ka hequr dorë nga paga prej mbi 400 mijë euro në javë për t’iu bashkuar Barcelonës.

32-vjeçari ishte ndëshkuar nga Mikel Arteta dhe iu hoq shiriti i kapitenit për siç konstatoi Arsenali, mungesë disipline.

Një muaj më pas, ai u largua nga Arsenali me marrëveshje të dyanshme dhe iu bashkua Barcelonës në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

“Unë dëshiroja të vija te Barcelona. Hoqa dorë nga paga sepse është mundësi që të vjen njëherë në jetë”, deklaroi sulmuesi nga Gaboni.

Barcelona kishte qenë e interesuar në transferimin e ish-sulmuesit të Dortmundit që nga viti 2020, por nuk arriti ta realizonte.

Komento: