Cavani rikthehet në Serie A

17:35 | 23 Shkurt 2022

Do largohet nga United: Edinson Cavani rikthehet në Serie A.

Protagonist i një sezoni deri më tani që lë shumë për të dëshiruar si nga ana personale poashtu edhe nga skuadra e tij, Edinson Cavani nuk do qëndrojë tek Manchester United pas këtij sezoni.

Prezenca e Cristiano Ronaldos i ka mbyllur atij të gjitha dyert për të siguruar një vend titullari ku deri më tani ka zhvilluar 11 ndeshje ku në shumicën e tyre ka hyrë në lojë nga stoli.

Momentalisht Cavani ka një pagë marramendëse prej plot 15 milionë euro, pagë kjo tejet e lartë për Juventusin e cila ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Por ‘Matador’ nuk do të jetë tepër këmbëngulës në negociata duke marrë parasysh moshën e tij 35 vjeçare.

Dëshira e futbollistit është që të gjejë një skuadër tjetër dhe tek paga pritet që të bëj lëshime të mëdha.

Komento: