Nëse dështon Sanchez, Milan ka në cak këta dy lojtarë

19:48 | 23 Shkurt 2022

AC Milan po vazhdon me bisedimet për Renato Sanches, por ata nuk do ta kenë të lehtë ta nënshkruajnë atë përpara verës.

Gjasat për të bindur Franck Kessie për të qëndruar janë duke u zbehur, dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë për zëvendësimin e tij.

Mediat në Itali raportojnë se ka kohë që drejtuesit e Milanit janë duke biseduar me agjentin e Renato Sanches, përcjell ORAinfo.

Megjithatë problem në finalizimin e marrëveshjes po del të jetë kostoja e lartë e lojtarit dhe konkurrenca nga klubet e Premier League që kanë burime më të mëdha financiare.

E nëse dështon transferimi i Sanchez, Milan është duke monitoruar edhe mesfushorin luftarak 26-vjeçar Seko Fofana nga RC Lens në Ligue 1 dhe një tjetër mesfushori mbrojtës 24-vjeçar, Ibrahim Sangaré i PSV Eindhoven.

Mbetet të shihet se çfarë do të përgatis Milan për afatin e verës. /ORAinfo/

Komento: