Edon Zhegrova u ndëshkua me karton të kuq, por e gëzon Komisioni Disiplinor

09:41 | 24 Shkurt 2022

Zhegrovës i hiqet kartoni i kuq.

Edon Zhegrova nuk do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Lillet, ashtu siç pritej.

Në fakt, futbollisti kosovar ishte ndëshkuar me karton të kuq në duel me Metzin fundjavën që shkoi, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Francës e ka shikuar edhe një herë rastin dhe e ndryshoi vendimin e gjyqtarit.

Sipas këtij komisioni, përfaqësuesi kosovar nuk kishte simuluar kur e mori kartonin e verdhë.

Ai më pas e mori edhe një karton të verdhë dhe me këtë rast u përjashtua nga loja në minutat shtesë.

Duke ia hequr kështu kartonin e parë të verdhë, Zhegrova do të jetë në dispozicion të trajnerit këtë fundjavë.

Lille do të përballet me Lyonin të dielën që vjen në Ligue 1.

Kjo ishte vetëm paraqitja e dytë e ish-futbollistit të Baselit.

Ai kishte luajtur paraprakisht pak minuta ndaj Paris Saint-Germainit.

Ndër të tjera, debutoi edhe në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma ndaj Chelseat, në humbjen, 0:2.

Komento: