Mbappe befason PSG-në

13:10 | 24 Shkurt 2022

Mbappe e refuzon edhe një herë ofertën e PSG-së.

Kylian Mbappe e ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Paris Saint-Germainit për kontratën e re.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampionit të botës me Francën i është ofruar një “blank cheque” vetëm për të qëndruar në Ligue 1.

Mirëpo, duket se ne mendjen e ish-futbollistit të Monacos është vetëm Real Madridi.

Kampioni i botës me Francën dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij fëmijërore për të përfunduar në “Santiago Bernabeu”.

Mbappe është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me gjigantin francez dhe gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.

PSG-ja raportohet se ka kërkuar nga lojtari ta nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare, pra për të mos e bllokuar shumë gjatë në kryeqytetin francez.

Megjithatë, deri tash Mbappe iu ka rezistuar ofertave të parisienëve.

Komento: