Pushtimi i Ukrainës nga Rusia– shtyhet ndeshja Bayern Munich-CSKA Moscow

19:23 | 24 Shkurt 2022

Përballja mes Bayern Munichut dhe CSKA Moscow në basketboll është shtyrë shkaku që Rusia vazhdon të mundohet të pushtojë Ukrainën.

“EuroLeague” ka vendosur që ndeshja të mos zhvillohet, derisa presidenti i “Bavarezzëve”, Herbert Hainer e vlerësoi si vendim i duhur.

“FC Bayern mirëpret vendimin e EuroLigës. FC Bayern dënon sulmin rus ndaj Ukrainës. Do të doja të falënderoja drejtorin e EuroLeague, Jordi Bertomeu për një shkëmbim intensiv dhe konstruktiv në këtë ditë shumë të trishtuar”, shkroi Bayern në komunikatë.

Përpos kësaj, edhe ndeshjet e tjera si të Baskonia Vitoria ndaj Kanaz dhe të Barcelonës në St.Petersburg u shtynë.

Komento: