Sulmet ruse në Ukrainë, Serie A del me vendim të rëndësishëm

14:12 | 25 Shkurt 2022

Serie A del me vendim të rëndësishëm pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë

Ndeshjet e xhiros së 27’të të Serie A do të fillojnë me pesë minuta vonesë si lloj i protestës për luftën që është duke ndodhur mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton Gazeta Metro.

Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar sot se të gjitha ndeshjet nga Serie A e deri tek ligat amatore do të fillojnë me pesë minuta vonesë duke aluduar se duhet rritur ndërgjegjësimi për respektin, për jetën njerëzore dhe nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë.

Pas marrjes së këtij vendimi ka folur edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit duke thënë se sporti nuk bën politikë, por bën thirrje me zë të lartë për paqe, ai ndër të tjera shtoi se:

“Vlerat universale të sportit kërkojnë që ne të reflektojmë. Ne nuk duam të largohemi. Duke interpretuar një ndjenjë të përhapur në opinionin publik italian, që përshkon edhe botën tonë, duam të dërgojmë një mesazh të qartë: lëvizja kombëtare e futbollit është e ndjeshme dhe shumë e shqetësuar për atë që po ndodh në këto orë”, ka deklaruar presidenti i FIGC’së, Gabriele Gravina.

Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 27’të të Serie A ku do të përballen Milan-Udinese dhe Genoa-Inter.

Komento: