Arrin rekordin si Shevchenko, Rafael shkruan emrin në Serie A

12:40 | 26 Shkurt 2022

Rafael Leao shkruan emrin në Seria A.

Milani mori një barazim ndaj Udinese me shumë diskutime dhe nervozisëm nga ana e kuqezinjve.

Golin e vetëm të Milani e shënoi sulmuesi i talentuar portugez, Rafael Leao. Portugezi me këtë gol ka arritur një rekord të veçantë.

Sipas “Opta”, e cila merret me statistika, Leao bëhet futbollisti i dytë në Seria A që arrin të shënojë në të shtata ditët e javës, përcjell albeu

Këtë rekord më përpara e ka arritur ish-sulmuesi i Milanit, Andrey Shevchenko.

Komento: