Qëndrimi zyrtar i Chelseat për situatën në Ukrainë

12:56 | 27 Shkurt 2022

Chelsea del me qëndrim zyrtar për situatën në Ukrainë.

Chelsea ka dalë me një qëndrim zyrtar për luftën e nisur në mes të Rusisë me Ukrainën.

Klubi anglez ka qenë më i përfoluri në ditët e fundit pasi është në pronësi të miliarderit rus, Roman Abramovich, i cili ka afërsi me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan Express.

Madje, Abramovich, të cilit i është ndaluar hyrja dhe jetesa në Britaninë e Madhe, ka vendosur të heq dorë nga klubi, i cili ka fituar gjithçka nën drejtimin e miliarderit rus.

“Situata në Ukraië ëstë e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelseat janë për çdokënd në Ukrainë. Secili anëtar i klubiet është duke u lutur për paqe”, shkruan klubi i Premierligës.

Sporti në përgjithësi po e konsideron Rusinën “non grata” pasi shumë aktivitete sportive, të parapara të mbahen në këtë vend janë anuluar.

Gjithashtu, askush nuk dëshiron të përballet me klubet apo Kombëtaren ruse në krejt sportet.

Komento: