Milan jep lajme të reja mbi kthimin e Ibrahimovicin

18:43 | 27 Shkurt 2022

Më në fund një lajm i mirë ka mbërritur në lidhje me gjendjen e Zlatan Ibrahimovic pasi ai bëri disa punë me grupin sot.

Ibrahimovic ka humbur katër ndeshje që kur çaloi gjatë pjesës së parë të barazimit 0-0 kundër Juventusit më 23 janar dhe shqetësimi i Akilit do ta mbajë atë jashtë ndeshjes së nesërme kundër Udineses, përcjell ORAinfo.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të kuptuar se çfarë do të mbajë e ardhmja e tij në lidhje me rinovimin e mundshëm të kontratës për një sezon tjetër, sepse pavarësisht faktit që Ibrahimovic ka theksuar vazhdimisht dëshirën për të vazhduar të luajë, trupi i tij ndoshta po i jep atij shenja të tjera.

MilanNews ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e Zlatan Ibrahimovic nga Milanello pasi ata raportojnë se suedezi ka bërë përparim drejt rikuperimit. Sot ai bëri një ngrohje edhe pse vetëm pjesën e parë me skuadrën. Më pas vazhdoi me punët e zakonshme me porosi në terren. /ORAinfo/

Komento: