Punë e kryer! Barcelona po nënshkruan me yllin e Milanit

21:05 | 27 Shkurt 2022

Barcelona është në bisedime për të nënshkruar me Franck Kessie nga AC Milan këtë verë, zbulon Sport.

Mesfushori ka informuar Milanin se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, dhe negociatat me Barçën filluan muaj më parë,përcjell ORAinfo.

Lojtari i ka treguar palës së Camp Nou për kërkesat e tij për paga dhe një marrëveshje po afrohet./ORAinfo/

Komento: