Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka ofruar AC Milan mundësinë për të nënshkruar me një nga mesfushorët e tij, por kuqezinjtë nuk janë të interesuar.
Ndjenja mes Carlo Ancelotti dhe AC Milan do të mbetet gjithmonë e pathyeshme. Trajneri italian kaloi shumë vite të suksesshme në klubin kuqezi, si lojtar dhe si trajner. Tifozët kuqezi kujtojnë veçanërisht bëmat e tij midis viteve 2001 dhe 2009.
Skuadra e Ancelottit fitoi çdo trofe të mundshëm duke përfshirë edhe Champions League dy herë, përcjell ORAinfo.
Sipas raportimeve, Ancelotti i ka propozuar AC Milan blerjen e një mesfushori që aktualisht është i pranishëm në skuadrën e tij.
Lojtari në fjalë është Dani Ceballos. Mesfushori qendror spanjoll konsiderohet një futbollist kreativ i cilësisë që ende nuk ka shprehur potencialin e tij të plotë.
/ORAinfo/