Bracelona- Kessie, vjen lajmi ‘goditës’ për Milanin

21:06 | 28 Shkurt 2022

Barcelona favorit për Kessien – mësohen detajet e kontratës së ofruar.

Barcelona është favoriti që në verë të kompletojë transferimin e mesfushorit të AC Milanit, Franck Kessie.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk do rinovojë me “Rossonerët”, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për vazhdimësinë e bashkëpunimit, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, destinacioni i radhës për Kessie me shumë gjasë do të jetë “Camp Nou”, ngase tashmë ka një ofertë në tavolinë nga Barcelona.

Gazetari Di Marzio raporton se Barcelona i ka ofruar Kessies 6.5 milionë euro në vit dhe janë favoriti për të kompletuar marrëveshjen, por ende nuk është mbyllur.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë se ku do të luajë Kessie, me Barcelonën që tashmë është në pritje të vendimit përfundimtar të lojtarit.

Komento: