Salah tentoi ta hutonte Jorginhon gjatë penalltive: “Mos kërce”

23:06 | 28 Shkurt 2022

“Mos kërce”, Salah tentoi ta hutonte Jorginhon gjatë penalltive.

Liverpooli dje arriti të fitonte trofeun e Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

22 penallti u deshën të gjuheshin, para se portieri i Chelseas, Kepa ta humbte një, shkruan Gazeta Express.

Ekzekututesi i pestë i Liverpoolit ishte Salah, i cili arriti ta shndërronte në gol dhe pas tij, për Chelsean ishte Jorginho.

Egjiptiani tentoi ta hutonte Jorginhon duke i thënë: “Mos kërce”.

Gjuajtja e penalltisë duke kërcyer është stil i italianit.

Megjithatë, ajo nuk e hutoi Jorginhon, i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Komento: