UEFA i shkruan Milanit dhe Interit: I keni shkelur rregullat e Fair Play Financiar

11:53 | 01 Mars 2022

UEFA i ka shkruar AC Milan dhe Inter për t’i informuar se ata nuk kanë respektuar rregullat e Fair Play Financiar.

La Gazzetta dello Sport shkruan se FFP nuk është zhdukur në kundërshtim me disa supozime të bëra gjatë pandemisë, por përkundrazi rregullat do të rishkruhen deri në muajin maj dhe do të hyjnë në fuqi nga sezoni 2024-25 e tutje, përcjell ORAinfo.

Edhe buxhetet e klubeve më të mëdha evropiane janë prekur padyshim nga Covid, por UEFA ka gjetur se rreth 30 skuadra nuk arritën të përmbushin parametrat e FFP-së dhe mes tyre janë Interi, Milani dhe Roma, të cilët tashmë kanë marrë një komunikim me shkrim për këtë qëllim, me Juventusin qw pritet t’i bashkohet kësaj liste.

Në vitin 2020, UEFA tashmë ka përshtatur parametrat e saj të monitorimit pasi periudha trevjeçare u bë katërvjeçare, duke kombinuar kështu 2020 dhe 2021 për t’u dhënë ekipeve më shumë një shans për të rikuperuar të ardhurat dhe për të përmirësuar llogaritë e tyre, si dhe për t’u dhënë mundësinë për t’u përhapur humbjet.

Megjithatë, nuk ishte e mjaftueshme. Klubet italiane nuk pritet të sanksionohen gjatë periudhës kalimtare që do të çojë në rregullat e reja, sepse nëse do të përjashtonin ndonjë ekip të Serisë A, do të duhej të hiqnin 29 të tjerë nga garat e tyre. /ORAinfo/

Komento: