Barcelona ofron një mal me para për Kessie, gati marrëveshja

14:58 | 01 Mars 2022

Oferta e fundit që thuhet se Barcelona i ka ofruar Kessie është joshëse për lojtarin

.

Barcelona po planifikojnë të përforcojnë skuadrën e tyre dhe një nga objektivat është edhe mesfushori i Milanit, Franck Kessie.

Kontrata e lojtarit nga Bregu i Fildishtë i skadon në verë dhe është i lirë të flas me ekipe të tjera.

Barcelona ka tentuar të arrijnë marrëveshje prej muajsh dhe nuk e kishin arritur, por tani thuhet se ata kanë rritur ofertën për pagën e tij.

Propozimi i fundit është rreth 6.5 milionë euro në vit dhe Kessie duket i kënaqur. Tashmë pritet transferimi i tij në Camp Nou gjatë verës.

Kessie po cilësohet si një mesfushor ndryshe nga ata që janë te Barca dhe ardhja e tij do e ndihmonte shumë Xavin.

Komento: