Zbulohen prapaskenat, si dështoi transferimi i Pedrit në Milan ose Inter

17:03 | 01 Mars 2022

Gazeta spanjolle e zbulon se si dështoi transferimi i Pedrit te Interi ose Milani

Pedri padyshim që është një nga futbollistët me të ardhmen më të ndritur në botën e futbollit. I riu spanjoll po shkëlqen edhe gjatë këtij sezoni me Barcelonën.

Mirëpo, rrugëtimi i tij i deritanishëm mund të ishte krejt ndryshe sipas mediumit spanjoll “Sport”.

Interit dhe Milanit thuhet se iu ofrua shansi për të nënshkruar me 19-vjeçarin, por të dy klubet italiane dështuan të nënshkruajnë me të.

Pastaj, në atë vit Pedri u transferua te Barcelona nga Las Palmas. Tani në “Camp Nou”, ai po vlerësohet si një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Drejtori italian i Las Palmas, Rocco Maiorino, përmendet si njeriu që i ofroi Pedrin të dy klubeve nga Milani. Sipas raportit, Milani nuk ishte i interesuar për mesfushorin, kurse Interi kishte bërë lëvizje, por ish-shefi i Barcelonës, Ramon Planes, e kishte bindur Pedrin të transferohej te katalunasit.

Pedri tani ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026, teksa në tregun e transferimeve momentalisht vlerësohet me 80 milionë euro.

Komento: