FIBA përjashton Rusinë nga garat

19:52 | 01 Mars 2022

Rusia përjashtohet edhe nga garat e FIBA-s.

FIBA ka njoftuar për përjashtimin e klubeve ruse nga pjesëmarrja e tyre në aktivitetet që shtëpia më e madhe e basketbollit i organizon.

FIBA bëri të ditur se ky vendim i tyre do të vlejë deri në njoftim tjetër nga ana e tyre.

“Në përputhje me rezolutën e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe arsyet e saj, FIBA ka njoftuar sot se ekipet nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e FIBA Basketball dhe 3×3 Basketball deri në një njoftim të dytë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se “FIBA mbetet shumë e shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella për viktimat.

FIBA do të komunikojë çdo vendim të mëtejshëm të marrë nga Bordi Qendror në mbledhjen e tij më 25 mars, si dhe nga organet e Zonës Evropiane të FIBA-s në ditët në vijim.

FIBA dënon fuqishëm dhunën dhe shpreson se paqja do të mbizotërojë urgjentisht”.

Kujtojmë se Rusia dhe ekipet ruse të sporteve të ndryshme së fundmi janë përjashtuar edhe nga garat tjera sportive.

Komento: