Gisdol jep dorëheqje, nuk pranon ta drejtojë ekipin e madh rus

20:36 | 01 Mars 2022

Trajneri gjerman jep dorëheqje, nuk pranon ta drejtojë ekipin e madh rus.

Markus Gisdol ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Lokomotivës së Moskës. Arsyeja e dorëheqjes lidhet me agresionin rus, ku tash e gjashtë ditë Rusia po tenton ta pushtojë Ukrainën.

Trajneri gjerman tha se nuk mund të punojë në një vend si Rusia, e cila është përgjegjëse për luftën që është duke ndodhur në Ukrainë.

“Për mua, trajneri i futbollit është puna më e mirë në botë. Por, unë nuk mund të vazhdojë një vend, lideri i të cilës është përgjegjës për një luftë në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, prandaj kam dhënë dorëheqjen nga posti im si trajner i Lokomotivës së Moskës me efekt të menjëhershëm”, tha fillimisht 52-vjeçari për “Sport Bild”.

“Nuk mund të qëndroj në terrenin stërvitor në Moskë, të stërvit lojtarët, të kërkoj profesionalizëm dhe pak kilometra më tutje jepen urdhra që sjellin vuajtje të mëdha për një popull të tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për të”, ka deklaruar Gisdol.

Gisdol ka qenë një emër i shquar në qarqet e trajnerëve gjermanë gjatë dekadës së fundit me një sërë rolesh nëpër klube të ndryshme.

Ai ishte emëruar trajner i skuadrës ruse në tetor të vitit të kaluar, teksa në të kaluarën ka drejtuar edhe Hoffenheimin, Hamburgun e Kolnin.

Komento: