Futbollistët e Milanit bëjnë thirrje për paqe në Ukrainë

21:18 | 01 Mars 2022

Para derbit me Interin, futbollistët e Milanit bëjnë thirrje për paqe në Ukrainë.

Thuajse si çdo klub tjetër, edhe AC Milan është duke u solidarizuar me popullin ukrainas, të cilët janë duke u përballur me luftë tash e gjashtë ditë, pasi Rusia është duke tentuar ta pushtojë Ukrainën përmes luftës.

Milani sonte zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë, ku do të përballet me rivalin lokal, Interin.

“Rossonerët” kanë dalë në nxehmje para kësaj sfide, e cila fillon në ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Futbollistët e Milanit në fushë kanë hyrë me bluza të veçanta sonte, përmes të cilave janë duke kërkuar paqe.

Në këto bluza shihet flamuri i Ukrainës, teksa mbi to është shkruar “Peace” (paqe).

Komento: