Maldini i përgjigjet Barcelonës për Kessien

00:06 | 02 Mars 2022

Maldini: Është normale që Barcelona të ketë interesim për Kessien, qëndrimi ynë nuk ndryshon.

Drejtori i AC Milanit, Paolo Maldini ka thënë se nuk do ndryshojnë ofertën për yllin e skuadrës, Franck Kessie.

Kessie kërkohet me ngulm nga Barcelona që kanë ofruar 7 milionë euro në tavolinë dhe që lojtari gjithashtu është i hapur që të transferohet në “Camp Nou”, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, Milan nuk do ndryshojë pozitën sa i përket ofertës së bërë për Kessie dhe këtë e ka konfirmuar Maldini.

“Është normale të shohësh se Barcelona ka interesim për Franck”.

“Pozita jonë është shumë e qartë (për kontratën e Kessie) dhe është pjesë e strategjisë së klubit. Nuk do të ndryshojmë qëndrimin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet se Milan ka identifikuar edhe pasuesin e Kessie dhe që do bëjnë çmos për transferimin e Renato Sanches.

Komento: