Maldini dhe Massara ndezin motorët, synojnë transferimin e yllit të Ajaxit

19:08 | 02 Mars 2022

AC Milan nuk ka hequr dorë nga ideja e nënshkrimit të mbrojtësit të djathtë të Ajax, Noussair Mazraoui.

Sipas Calciomercato. com, disa nga klubet më të mira evropiane janë alarmuar nga mundësia për të nënshkruar me Mazraoui në një transferim të lirë, duke qenë se ai tani është i destinuar të largohet nga Ajax kur kontrata e tij të skadojë në qershor.

Milani bëri një ofertë të parë, por nuk u konsiderua e mjaftueshme nga lojtari, përcjell ORAinfo.

Drejtori Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë rikthyer në punë javët e fundit për të provuar të mposhtin konkurrencën si nga Borussia Dortmund, ashtu edhe nga Barcelona për të siguruar 24-vjeçarin, i cili është klient i Mino Raiola.

Mbetët të shihet nëse Milan përfundimisht do të bëjë ofertë zyrtare për mblrejen e tij. /ORAinfo/

Komento: